“Qeverisja e ardhshme e PD”, Halim Kosova: SHBA po na ndihmon si të përzgjedhim njerëzit me integritet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Halim Kosova i tha Zërit të Amerikës se Komisioni për Etikën dhe Pastërtinë e Figurës, që ai drejton, është një garanci serioze për integritetin e atyre që do të qeverisin nesër vendin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kosova vuri në dukje se një mekanizëm i tillë, i përforcuar me ndihmën e ambasadës së SHBA, e rrit besimin e qytetarëve tek Partia Demokratike.

“Besimi në një forcë politike vjen nga njerëzit që e përfaqësojnë këtë forcë politike. Duke ditur mirë këtë, PD ka ngritur Komisionin e Etikës dhe Pastërtisë së Figurës. Nuk është sekret të them se Ambasada e SHBA-së më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për ta nxitur këtë projekt dhe për të na ndihmuar. Ata janë shumë të gatshëm të ndihmojnë, kur bëhet diçka e mirë kundër korrupsionit apo për ta parandaluar atë. Mendoj qe kemi ndërtuar një pyetësor perfekt sesi të përzgjidhen njerëzit e PD, figura të qeverisjes së ardhshme në pozicionet më të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Kështu që nesër, PD ka një garanci më shumë se ata që do të drejtojnë vendin do të kenë figurë të pastër. Duke respektuar dekriminalizimin me detaje, kemi bërë edhe një vaksinim kundër të keqes për nesër’.

Duke vënë në dukje se PD është gjuthnjë në një proces të vazhdueshëm demokratizimi, Halim Kosova, tregoi qendrimin e tij e tij se idetë dhe njerëzit janë kyç për të ardhur në pushtet.

“E kam dhënë gjithmonë mendimin tim se përmes protestave të dhunshne nuk mund të vihet asnjëherë në pushtet. Më e rëndësishne se protestat, pa i përjashtuar protestat demokratike është çfarë premton PD dhe me cilët njerëz del përpara popullit për idetë që ka për të nesërmen”.

https://www.facebook.com/watch/?v=228580431494801