Provokacion i rëndë, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”!

Nga Tritan SHEHU

Provokacion i rëndë sot, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”! Qartësisht kështu përkthehet në shqip, thënia e tij në takimin me Kurtin se “nuk ka makro-Shengen shqiptar pa mini-shengen ballkanik”!

E pabesueshme një deklaratë e tillë nga Kryeministri i Shqipërisë, që vë përpara bashkëpunimit shqiptar, projektin serb të “Jugosllavisë së Re” me Kosovën nën hije e shqiptarët faktorë sekondarë në rajon.

E papranueshme kjo tezë vuçiane, që kondicionon bashkëpunimin rajonal me atë “Shengen” të ëndrrës serbe.

Krejtësisht kjo në kundërshtim me interesat tona kombëtare, të rajonit, të rrugës sonë të integrimit europian, që i vihet përpara “Jugosllavia e Re”, e cila në fakt të degdis larg në Euroazi e në Lindje.

O tempora, o mores!