Prokuroria kërkoi tre vite burg, reagon ish-kryebashkiaku Frrokaj: Kërkesa ka ngjyra politike…

107

Gjatë ditës së sotme është dhënë pretenca e prokurorise për të akuzuarit për tjetërsim prone në Lezhë. Ish-kreybashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka reaguar për Fax Neës në lidhje me pretencën e Prokurorisë e cila ka kërkuar 3 vite burg për të.

Frrokaj u shpreh se kjo kërkesë ka ngjyrime politike ndërkohë që shtoi se është i bindur në pafajsinë e tij.

“Të pretendosh që të mbash përgjegjësi është absurde. Këto gjërat do të sqarohen më vonë nëpërmjet mbrojtjes time. Kërkesa e Prokurorisë ka ngjyra politike. U njoha me pretencën dhe jam i bindur në pafajsinë time.

Do ndjekim argumentat tona dhe gjykata do të ketë veshë të dëgjojë. Mbrojtja ime do të jetë e hapur për publikun. Arumentet e mia do të jenë të plota. Unë nuk besoj tek këto etiketeimet e reja të drejtësisë që janë vënë së fundmi dhe nuk kam besim”, u shpreh Frrokaj.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për 19 të pandehurit, ku 3 vite kërkohen për Frrokajn, 2 vite burg për nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi, 4 vite burg për ish-kryetarub e qarkut Gjok Ndoka.

Frrokaj akuzohet  për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës u arrestua në mars të 2018-tës bashkë me 22 persona të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.

Pasi u mbajt për disa muaj në burg, ai u la të hetohej në gjendje të lirë, dhe iu rikthye detyrës së tij në krye të Bashkisë së Lezhës, e cila për pak kohë u transferua në burg.