Presidenti i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Pyeteni gruan e Bilalit…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat ditën e sotme është pyetur për akuzat e Presidentit Ilir Meta se qeveria po bën grusht shteti ndaj vendit dhe institucionit që ai drejton.

Rama tha se, Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve”, tha Rama.

Por i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës, ku zëdhënësi Tedi Blushi i është drejtuar Ramës si “gruaja e Bilalit”, duke i thënë se, Presidenti ka vëtëm një shtëpi “Shqipërinë”.

“Lajmërojeni gruan e Bilalit se, Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, shkruan Blushi.