Presidenca: Çfarë do të ndodhë me gruan e Bilalit me 2 Mars

Pasi kryeministri Edi Rama ‘thumboi’ manifestimin e 2 marsit, i thirrur nga presidenti Ilir Meta, ka reaguar zëdhënësi i këtij të fundit, Tedi Blushi.

Përmes një reagim në ‘Facebook’ Blushi i kundërpërgjigjet kreut të qeverisë, ndërsa nuk i kursen ironitë, duke mos i ndarë dhe nofkën ‘gruaja e Bilalit’. Në këtë linjë Blushi theksoi se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, (Në Kryeministri) do të jetë më e sigurta në 2 mars, pasi do të mbrohet nga vajza dhe gra. Mes të tjerash, zëdhënësi i Metës i sugjeron Ramës që mos të mobilizojë policët në tubim, por t’i dërgojë ata të kapin tonelatat e drogës.

REAGIMI I BLUSHIT
Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.

E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.

Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!