Policia futet në banesë dhe qëllon me armë 70 vjeçarin, gruaja tregon tmerrin që përjetuan

Një punonjës i FNSH, në gjendje të dehur doli sot nga rruga në një lagje të Fierit dhe u përplas në oborrin e një banese. Sikur të mos mjaftonte fakti që ishte i dehur, ai plagosi me armën e shërbimit dhe kryefamiljarin Meçe, i cili mori një plumb në gishtin e dorës.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe bashkëshortja e të plagosurit, e cila është shprehur se ky nuk ishte rasti i parë që në banesën e tyre, përfundojnë makina, të aksidentuara.

“Ne ishim në gjumë në atë kohë. Dëgjuam një zhurmë dhe dolëm poshtë. Në kohën që burri pa makinën tonë që e kishte dëmtuar, i foli burri. Ai filloi të shante.

Makina e tij u mor me karotrec. Këtu gjithmonë bëhen aksidente, është makina e tretë që na hyn në shtëpi.

E shkrepi armën, por me qëllim pa qëllim nuk e di. Policia na tha që ishte dehur”, thotë bashkëshortja e 70-vjeçarit.

Punonjësi i policisë është identfikuar si Paulin Shpani, pjesë e FNSH-së, ndërsa qytetari i plagosur është Soni Meço.

Punonjësi i policisë ndodhet i ndaluar, dhe po sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes, që është një kambanë alarmi për nivelin e punonjësve të policisë, të cilët duhet të kenë parësore sigurinë e qytetarëve.

70 vjeçari në një deklaratë për ABC News ka bërë me dije se rrotonta e nddhhur në vendin Vija e Ngjalës është bërë gjithmonë shkak i aksidenteve të ndryshme dhe shumë makina që përplasen me shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se si pasojë e ngushtimit të rrugës ndodh që shumë makina përfundojnë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Personi ishte i pirë dhe nuk kishte pirë raki por ishte i droguar. Unë jam i plagosur në gisht ku mora një raport mjekoligjor shkova te mjeku ligjor por ai nuk ishte dhe më tha që të shkoja të shtunën. Unë dola në momentin që dëgjova zhurmën më ka dëmtuar makinën, ai po shante ishte bashkë me dy të tjerë ai më pas nxori armën u rrotullum gjatë përleshjes dhe dola siper atëherë me vendosi armën që kishte 14 fishekë por fatmirësisht arma është shkrepur vetëm një herë dhe fatmirësisht më kapi vetëm gishtin”, shprehet 70 vjeçari i plagosur këtë të enjte në Fier.

Njoftimi i plotë i policisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.