“Pele në depresion”…

Legjenda 79 vjeçare nuk është parë në publik kohëve të fundit ndërsa nuk ka arritur që të rehabilitohet nga operimi në ije.

Legjenda e Brazilit Pele është ka vuan nga depresioni dhe po refuzon të largohet nga shtëpia e tij për shkak të shëndetit jo të mirë, ka thënë sot djali i tij Edinho.

Ish sulmuesi do të mbush 80 vite në tetor, derisa ai ende nuk po mund të ecë për shkak të problemeve që ka me ije të tij.

Shumica e paraqitjeve të tij publike kohëve të fundit kanë qenë nga karroca e invalidit, me djalin e tij që thotë se babai i tij nuk dëshiron që të largohet nga shtëpia për shkak se i vije turp të shfaqet në këtë gjendje”.

“Gjendja e tij është mjaft e brisht”, tha Edinho për Globoesporte. “Ai kishte një intervenim në ashtin e legenit dhe duket se nuk ka shkuar mirë apo nuk ka pasur rehabilitim të suksesshëm”.

“Kështu që ai ka problem me lëvizjet e tij dhe kjo e ka vënë në depresion. Imagjinoni, ai është mbreti, gjithmonë është mësuar të tregoj figurën e tij imponuese, por sot ai nuk mund të ecë më siç duhet. Vetëm me ndihmën tonë. Ai është në siklet dhe nuk dëshiron të shfaqet kështu”.

“Është përmirësuar pak kohëve të fundit kur ai ishte në karrocë, por ende ka shumë vështirësi në të ecur”.

“Ai është i turpshëm, nuk dëshiron të dal jashtë, apo të shfaqet diku, praktikisht nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Ai është tërhequr!”.