PD Lezhë i ridrejtohet Prokurorisë për zbardhjen e fakteve manipulative të skandalit të votimeve të 30 Qershorit

Partia Dekmokratike, dega Lezhë i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për të marrë një informacion për denoncimin e bërë nga ky subjekt politik për zgjedhjet e 30 Qeshorit të vitit të kaluar.

Letra e firmosur nga sekretarja e degës së PD lezhë, Alfrida Marku

“Partia Demokratike Lezhë i ridrejtohet Prokurorisë për zbardhjen e fakteve manipulative të skandalit të votimeve të 30 Qershorit në Bashkinë Lezhë.

Në padinë penale të bërë nga ana e PD kemi sjellë fakte dhe të dhëna të pakontestueshme të maskaradës së 30 Qershorit,ndaj PD kërkon informacion ndaj avancimit të hetimeve”, thuhet në njoftimin e PD Lezhë.

1 77