Paralajmëron Gjonajn: Po fola unë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty nga koka te këmbët

727

Ministrja Etilda Gjonaj reagoi në lidhje me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta bëri ndaj saj dhe dy vartësve të saj në SPAK. Gjonaj përdor ironinë duke u shprehur se “Presidenti gjeti kohën të paraqitet personalisht në zyrën e sekretarisë së SPAK”.

Ministrja shprehet se, Presidentit do t`i përgjigjet institucionalisht, ndërsa pohon se është gati t`i përgjigjet SPAK-ut.

Por nuk mungon reagimi i anëtares së kryesisë së LSI, Elona Guri.

“Po flet Etilda për drejtësi! Po fola unë me zë dhe figurë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty nga koka te këmbët…

Kam qenë aty në 2016-ën kur Meta e miratoi reformën me 140 vota siç e donin amerikanët. Në ato kohë vëmendja jote nuk ishte te standardet e reformës, por te “relaximi” i ndonjë shoku të reformës.

P.S: Jeni dhe familje “golash” ju…”, shkruan Guri në postimin e saj.

Presidenti Ilir Meta dorëzoi ditën e sotme në SPAK kallëzimin penal ndaj Ministres Etilda Gjonaj dhe dy vartësve të saj, të cilët i akuzon për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi botuan në Fletoren Zyrtare një vendim për emërimin e ArtaVorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. P

residenti e quan këtë një “grusht shteti”, ndërsa ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi në 2 mars, ku sipas tij në atë ditë do të firmoset dekreti i parë për çmontimin e kësaj tentative.