Pamjet anormale të Ramës në emision dhe debati

147

Pamjet e Ramës në “Opinion” kanë shtangur teleshikuesit ndërsa i pari në qeveri bënte mimika të fytyrës dhe gjestikulacione të çuditshme. Në çdo fjali të tij vihej re se ai mbrohej, ndërsa gjendej nën sulmin e bombardimit me pyetje të gazetarëve.

Shtatë ditë më parë, gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. Sot shefi i qeverisë është pyetur për këtë foto.

Edi Rama: Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?
Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.
Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?
Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…
Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…
Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…
Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…
Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!
Bledni Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.
Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sere vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj Policisë. Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vrasje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.

Ervis Iliazaj – Me iniciativat e qeverisë barra e provës është e të akuzuarit jo e të të akuzuarve. Prandaj duhet edhe ta provoj zoti kryeministër. Kështu është se këtë filozofi po ndiqni

Edi Rama – Dëgjo këtu se dhe s’të njoh fare se kush je
Ervis Iliazaj – Unë skam ardhur për ty po kam ardhur se më ka ftuar Fevziu

Edi Rama – Kisha shpresë se do ishe ndonjë i mënçur. Barra e provës i kalon të akuzuarit kur bëhet fjalë për mafioz, për terrorist
Ervis Iliazaj – Është bërë si filozofi qeverisëse

Edi Rama – Ku i gjen këta mo? Ku i gjen këta mo. Do e ngresh nivelin ti apo jo
Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon dot ti
Edi Rama – Cila filozofi qeverisëse

Ervis Iliazaj – Nivelin tim nuk e certifikon ti se ma kanë certifikuar profesorë me mjekër derti te gjuri, madje më të gjatë edhe se tënden.
Edi Rama – Nga kçkja barra e provës kalon te i akuzuari duke i prishur të gjitha parimet e shtetit të së drejtës, nga akuzuesi te I akuzuari. Ju që keni bërë këtë punë vërtetoni akuzën që ju është bërë.