Pajtuesi i gjaqeve sqarim për rrëmbimin e Jan Prengës: Familjeve u fola me Kanun, djali im…

Nikollë Shullani, Kryetar i shoqatës Misionareve te Paqes dhe Pajtimit te Gjaqeve në Shqipëri ka dhënë sqarime për gazetarin e Abc News, Simon Shkreli lidhur me çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës.

Sipas tij Anton Prenga, Pjetër Prenga dhe Zef Prenga, vellai, xhaxhai dhe kushëriri i Jan Prengës kanë shkuar tek ky i fundit dhe i kanë shpjeguar situatën. Më pas Shullani ka shkuar tek familjet Doçi, Bleta dhe Gështenja, pasi djemtë e tyre akuzohen se kanë rrëmbyer Prengën.

Shullani i cili është edhe babai i Gëzim Shullanit sqaron se djali i tij nuk ka lidhje me këtë histori, pais i ka kërkuar ky i fundit që të kontaktojë me Astritin. Siç thotë ai, djali i tij nuk ka lidhje në trafikun e drogës në Angli, por ka ndërhyrë që të ndihmonte në gjetjen e Prengës.

Reagimi i plotë
Ka ardhur Anton Prenga, Pjeter Prenga dhe Zef Prenga, vellau, xhaxhai dhe kushëriri duke më thëne se dyshojmë se disa shtetas nga Shkodra kanë marrë peng Jan Prengën. Unë kam shkuar tek familja Doçi por babai i tij më ka thene se kam 8 muaj që nuk kam folur me djalin Gent Doçin dhe do mundohem te flas sepse nuk është në Shqipëri dhe se eshte ne kerkim nderkombetar për llogari të Italise.

Familja Doçi nuk më ka kthyer asnjë përgjigje nëse kanë apo jo lidhje me rrëmbinin. Kam shkuar te familja Bleta e Martin Bletës, por as ata nuk më kanë kthyer një përgjigje. Kam shkuar tek familja Gështenja dhe me kanë pritur. Pas disa ditësh më kane thirrur dhe më kane thëne se Korado Gështenja nuk ka asnjë lidhje dhe pasi te kryej llogaritë me shtetin shqiptar duke qenë se ëshë në kërkim është i gatshëm për të bere be në kishë në praninë e 24 burrave siç e kërkon kanuni e zakoni dhe nësë bën ketë betim është i larë sepse të besh be eshtë gjë e madhe.

Me pas une i kam thenë djalit tim në Angli Gëzimit që kam prej 22 vitesh që të flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh. Familjeve ne Shkodër i kam thenë që nëse kane lidhje ta lirojnë Jan Prengen sepse i kam thenë që për çfarë ju ka borxh familja Prenga, jam unë dorezanë.

Djali ka folur me Astritin dhe i ka thenë që nëse keni marrë mallin drogen dorezojeni sepse ka folur babai me familjet në Shqipëri për të liruar pengun. Astriti e ka dorezuar drogën por pengu nuk është liruar.

Djali im, Gezimi vetëm i ka pyetur dhe nuk ka asnjë lidhje me drogen dhe nuk është e vërtete se djali im ka marrë drogën nga kontinieri sepse kontinieri ka qenë me banane dhe është e pamundur për tu futur. Djali im nuk ka asnjë lidhje përvecse eshte munduar të ndihmoje dhe të beje ndërmjetesin me Prengajt. Djali im nuk i njeh as Doçajt, as Geshtënjen dhe as Bletën. Jam unë që i kam kërkuar djalit që të flasë me Astritin dhe nuk ia ka kërkuar askush tjetër.

Me sa dimë drogën Astrit Prenga ia ka marrë një anglezi sepse ai i ka patur një borxh prej 700 mijë paund dhe nuk e ka ditur se mund te ketë lidhje kush tjeter. Djali im nuk e njeh as Dritan Rexhepin dhe askënd tjeter dhe eshte munduar vetëm të ndihmojë ashtu si unë. Me njohin shqiptarët në gjithe botën dhe kane respekt sepse kemi zgjidhur shumë probleme. Kanuni ka mbi 500 vite që zbatohet dhe ne nuk e shkelim.