Në Ersekë mbretëron skamja, tregtarët: Pjesa më e madhe marrin ushqime me listë

Në Ersekë mbretëron skamja. Pamundësitë për tu punësuar të banorëve janë fakt për sa kohë shumë prej tyre presin verën për të mbledhur bimë mjekesore ose lule siç i quajnë ata në komunikimin e përditshëm. Vetëm dy muaj në vere ata mund të grumbullojnë pak para me shitjen e tyre ndërsa muajt e tjerë jetojnë me lëmoshë.

“Pjesa më e madhe e jetojnë me bimë medisinalr që mbledhin në mal”, thotë një banor.

Fëmijët e disa familjeve janë larguar, ata pak që kanë mbetur mbyllen në shtëpi.

“Të rinjtë ikën të gjithë jashtë shtetit. një vajzë e kam në Tiranë, djalin e kam pa punë fare”, shprehet një banor.

Me ndërrimin e pushteteve vendore në vend të gjenerohet punësimi thjeshtë zëvendësohen të vjetrit me të rinjtë bazuar në bindjet politike.

“Ata që janë me parti janë futur në punë. Unë kisha gruan pastruese në kopësht dhe e hoqën’, thotë një tjetër qytetar.

Në dyqanet e këtij qyteti të qarkut Korçë në listat e borxheve emrat e banoreve janë pafund.

“Veresi e marrim. Lista e borxheve është mbi 400 mijë lekë”, thotë shitësi.

Varfëria e tejskajshme po dëmton dhe bizneset që nga mungesa e fitimeve kanë dalë në shitje. Efekt…

Në qytetin e Ersekës dhe ata pak banorë, që kanë mbetur e kanë mendjen të ikin.

Banorët e Ersekës në kufijtë e mbijetesës nuk dalin më as nëpër bulevarde, dyqanet e kafenetë janë bosh. Këtu skamja është ulur këmbëkryq!