Napoli një hap larg finales së Kupës, triumfon ndaj Interit

24

Napoli ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në finale të Kupës së Italisë, pasi e mundi Interin 1:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në udhëtim.

Fabian Ruiz me një gol të mrekullueshme ia siguroi fitoren minimale skuadrës së Gennaro Gattusos në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Giuseppe Meazza.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 mars në Sao Paolo.

Përkundër dominimit dhe rasteve të shumta, zikaltrit e Antonio Contes nuk ia dolën ta gjenin rrjetën e portës së skuadrës vizitore.

Një pjesë e parë, gjatë të cilës Napoli ishte diçka më i mirë, u mbyll baras.

Dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, Ruiz shënoi një solo gol të mrekullueshëm duke e mposhtur Padellin nga largësia me një goditje mjeshtërore në qoshen e djathtë të portës.

Përkundër përpjekjeve dhe goditjeve të shumta në drejtimin e portës së Davide Ospina, Interi dështoi të shënonte dhe tani i duhet ta mundë Napolin në udhëtim me dy gola epërsi për ta arritur finalen.

Gjysmëfinalja tjetër mes Milanit dhe Juventusit zhvillohet të enjten.