“Mezi po presim koronavirusin në Shqipëri”, reagon Berisha: Këta janë kriminelë!

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report TV, ka folur lidhur me koronavirusin. Beruka tha se autoritetet kanë marrë të gjitha masat për t’u përballur me virusin vdekjeprurës. Ajo shkoi deri aty sa tha se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri, për të treguar edhe gatishmërinë e ekipeve të posaçme mjekësore.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke postuar videon nga emisioni, thotë se ky është një superskandal.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Superskandal!

Miq, dy ditë më parë njoftova opinionin se Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia kërkojnë të fusin koronavirusin për qëllime politike kriminale në Shqipëri! Dëgjoni se çfarë deklaron zëdhënësja e lartë e tyre! Këta janë kriminelë!

Ndiqeni videon e mëposhtme!

sb

Superskandal!Miq, dy dite me pare njoftova opinionin se Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia kerkojne te fusin koronavirusin per qellime politike kriminale ne Shqiperi!Degjoni se cfare deklaron zedhenesja e larte e tyre! Keta jane kriminele!Ndiqeni videon e meposhme!

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 26. Februar 2020