Meta shkon vetë në SPAK, do kallëzojë penalisht ministren Gjonaj

77

Zëdhënësi i presidentit Meta njofton se kreu i shtetit do të paraqitet mesditën e sotme në SPAK, ku do të depozitojë një padi ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Postimi i Blushit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.