Meta sërish në konferencë të jashtëzakonshme: Prova të reja për grushtin e shtetit

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar për një tjetër konferencë për mediat, ku do të publikojë ato që ai i cilëson prova të reja për grushtin e shtetit.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.

PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT.”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.

Kujtojmë se ditën e hënë presidenti Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat akuzoi kreun e KED, Ardian Dvorani se ka shkelur Kushtetutën sa i takon procedurave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai depozitoi dje një kallëzim shtesë me prova të reja në SPAK ndaj Dvoranit, ndërsa paralajmëroi se në këtë shkelje përfshihen dhe të tjerë persona, por pa përmendur emra.

CFARË PARALAJMËROI DJE META
Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!