Meta: Komiteti i Helsinkit kundër ligjit të gjysmëparlamentit të dele-deputetëve. Mesazh Ramës…

127

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në konferencë për mediat, për të dhënë prova për atë që ai e ka emërtuar si ‘grusht shteti’.

Meta ka publikuar edhe një mendim që ka dhënë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në lidhje me ligjin që i heq presidentit kompetencën dhe të drejtën, që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen tek presidenca.

“Na thonë se kemi marrë mendimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Përgjigja që komiteti i Helsinkit i ka dhënë gjysmëparlamentit të dele-deputetëve:

Komiteti do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi me Presidentin e Republikës dhe ekspertë. Lidhur me këtë propozim-pra, për betimin tek Lana-Komiteti vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të kryhet në mënyrë të shkruar, sepse betimi si akt i lartë që kërkon prezencën fizike, gjithashtu sikurse dihet, që atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër siç ven gjysmë-parlamenti i dele-deputetëve.

Akti i betimit duhet të bëhet para Presidentit. Forma shkresore që propozohet-me ligjin antikushtetues – përveç se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës.

Akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal dhe duhet të kemi në konsideratë se Presidenti mund ta refuzojë ceremoninë e betimit nëse ai nuk e konsideron në përputhje me Kushtetutën dhe kur këto konflikte krijohen mund të zgjidhen duke vënë në lëvizje organe të tjera si Gjykatën Kushtetuese.

Ne na mbetet të çuditemi tani vetëm në ndonjë rast kur Parlamenti të respektojë Kushtetutën. Tani në kuadrin e transparencës për të shpartalluar grushtin e shtetit me mbështetjen e popullit shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, e dyta brenda 24 orësh, Meta akuzoi grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit si të përfshira në skemën e grushtit të shtetit me qëllim pastrimin e parave në Shqipëri.

“2 mars pasdite, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do jetë dita kur do të nisë shpartallimi i grushtit të shtetit. Pres popullin në mbrojtje të Kushtetutës”, u shpreh Meta.

Në vijim, Presidenti theksoi se nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetme por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit.

“Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Madje ai nuk ka nguruar që t’i çojë edhe një mesazh Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha me ironi “ku e ka popullin Presidenti në whats app”.

“Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”, tha Meta.
Pak përpara kësaj deklarate, Presidenti ka pasur një takim me ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri.

Ka disa diplomatë tha Meta që kanë vite në vendin tonë dhe nuk duan të kuptojnë.

“Më falni për vonesën se kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, shumë e interesuar për demokracinë në Shqipëri, jam sh i lumtur që një ambasadore e një vendi të tillë e fillon bisedën me demokracinë. Koha vajti më e gjatë se duke folur për “rule of law” edhe kjo historia jonë e Gjykatës Kushtetuese edhe zonja në fjalë s’po kuptonte dot gjë.

I thashë të lutem të iki të takoj gazetarët se ka kolegë diplomatë që kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë, do e sqaroi më vonë plotësosht me dokumente”, tha Meta.

Ndërsa ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve për të shkatërruar atë që e quan “grusht shteti”, Meta tha se “në kuadër të transparencës për çmontimin e grushtit të shtetit, kërkojmë ndihmën e gjithë popullit shqiptar, ta shpartallojmë së bashku në emër të bandave kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar, që e duan vendin tonë lavatrice për punët e tyre dhe një pjesë të mafias ndërkombëtare që mbështet hapur aktivitetin e tyre”.

“Kemi një problem të madh, nuk po e gjejmë dot aktin me të cilin është kërkuar dhe realizuar botimi në fletoren zyrtare i shpalljes në emër gjoja të KED i Arta Vorpsit, që Kuvendi e konsideroi të zgjedhur dhe e përjashtoi nga kandidaturat e veta. Ndaj ky është shqetësim, se Kuvendi ka marrë iniciativë mjaft serioze ka thirrur Venecian, na duhet ta kemi zyrtarisht kopjen, ndaj presidenti i ka kërkuar përapara 48 orëve, ka skaduar afati qendrës së botimit zyrtare”, tha Meta.