Maskat bëjnë kërdinë, pas Durrësit grabiten dy biznese edhe në Tiranë

Grabitjet janë shtuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin, por sidomos në Durrës dhe Tiranë, ndërsa policia është e pafuqishme përballë kriminelëve.

Vetëm në harkun kohor të 30 minutave pas orës 9:00 të ditës së djeshme dy grabitje spektakolare u regjistruan në biznset e Tiranës një në zonën e parkut të autobuzeve dhe një në kombinat.

Vala e grabitjeve nga persona të armatosur që ka përfshire qytetin e Durrësit ditët e fundit ku persona të armatosur në harkun kohor të pesë ditëve kanë terorizuar bizneset e këtij qyteti si dhe qytetarët duke grabitur me pasoja deri plagosje të rënda me armë është shtrirë dhe në Tiranë.

Të bën përshtypje fakti që persona të armatosur më armë mendohet se kanë qenë pesë në kohen e pikut të prezencës së qytetarëve dhe të pa maskuar duke sfiduar shtetin qetësisht. Shteti ndihet i strukur përballë veprimeve të kriminelëve.