Letra e Dades për reformim të PS/ Rama thirrje rilindasve: Mos flisni me socialistët e vjetër!

Gjatë prezantimit të Projektit të Rindërtimit Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me kërkesën e 8 anëtarëve të Partisë Socialiste për reformim të partisë.

Në lidhje me këtë Rama tha se nuk është në komitet për të folur për socialistët pasi ata e kanë shtëpinë Top.

Po ashtu ai nuk harroi të përdorë ironinë duke i thënë gazetarëve të mos dëgjojnë socialistët e vjetër pasi në PS janë të gjithë të rinj.

Pyetje: Gjatë ditës së djeshme është publikuar një letër ku 8 anëtarë të PS kanë kërkuar reformim të PS, ju jeni njohur me këtë letër dhe a jeni të gatshëm ti votoni katoi ndryshime të shtunën?

“Socialistët janë gjithmonë të rinj, mos harroni Dritëro Agollin. Ishte disa dekada më i vjetër por ishte më i ri se ju. Mos flisni me socialistët e vjetër.

Të jesh Socialist do të thotë të mos jesh asnjëherë i vjetër.

E dyta e përsëris jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpinë top.

Kur ke shtëpinë Top të tjerat janë luks, të gjitha diskutimet, debatet. Nuk kemi problem me shtëpinë e socialistëve e kemi TOP, të gjithë pa dallim moshe”, tha Rama.