Kush ja dha të drejtën Ramës të bisedojë në Moskë në emër të Kosovës?

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka konfirmuar në konferencën e përbashkët për shtyp me Edi Ramën në Moskë se pjesë e diskutimeve të tyre ishte dhe Kosova.

Lavrov ka thënë se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

“Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet.

Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi.

Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.” – u shpreh Lavrov.

Lavrov e ka nxjerrë zbuluar misionin e vërtetë të Ramës në Moskë që është ai ndarjes së Kosovës. Por pyetja që Prishtina zyrtare duhet të shtrojë është se kush ja ka dhënë të drejtën Ramës që të bisedojë në Moskë për Kosovën kur Kosova ka institucionet dhe të zgjedhurit e saj!