Koronavirusi/ Drejtoresha e ISHP: Po mbahet në vëzhgim një pacient i dyshuar

143

Momentalisht në laboratorin e ISHP-së është një rast i dyshuar me koronavirus dhe pritet përgjigjia e analizave.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, për të cilin ajo tha se, është thuajse e sigurt që është negativ, megjithatë nuk dëshirojë ta japë përgjigjen 100% të saktë pa pasur në dorën përgjigjen zyrtare të analizës.

Praktikisht kemi vetëm 1 që është duke u procesuar, gjasat janë negativ, por pa e parë me sy letrën negativ, nuk do e them”, u shpreh Fico.

Kryerja e analizës vjen pas dyshimeve se një qytetar mund të jetë infektuar, pasi mund të ketë shfaqur simptoma të ngjashme me të koronavirusit. Pas konsultimeve dhe trajtimit nga stafi mjekësor i trajnuar dhe specializuar, është marrë vendimi që këtij pacienti t’i bëhen analizat.

Më herët, në vendin tonë ka patur 6 raste të dyshuar si të infektuar, pas kryerjes së analizës, rezultuan negativ.

“Ju kemi informuar për rastet e mundshme, ku 6 raste që janë analizuar nga ISHP kanë rezultuar negative”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.