Koronavirusi, bota vendos në karantinë Italinë

52
AppleMark

“Koha e fluturon, dhe ja ku e gjetëm veten në anën tjetër të barrikadës. Pas ditëve të kaluara duke debatuar për t’u marrë me aziatikë dhe kinezë, për mënyrën si duhet ti trajtonim,  tani janë të tjerët anembanë botës ata që pyesin veten se si të trajtojnë italianët e infektuar”, kështu e ka nisur shkrimin e saj mëngjesin e sotëm Corriere della Sera.

Italia është përfshirë nga frika dhe paniku i virusit vdekjeprurës Covid ose Koronavirusi, ku kanë gjetur vdekjen 7 persona dhe shumë të tjerë janë infektuar.

Faqet mediatike dhe televizionet në Italiu e kanë kryefjalën e tyre Koronavirusin dhe se si po ecin zhvillimet në vend.

ABC News ka përcjellë gjatë gjithë këtyre ditëve të gjithë lajmet që vijnë nga fqinji ynë detar, kemi raportuar se si supermarketet janë boshatisur, farmacitë shërbejnë nga një dritare e vogël, se si populli italian është përfshirë nga frika dhe paniku, sa të prekur dhe sa viktima ka shkaktuar koronavirusi etj.

Ja çfarë shkruan më tej Corriere Della Sera:

“Greqia dhe Kroacia nuk kanë hezituar të pezullojnë të gjitha udhëtimet shkollore të planifikuara në Itali. Ministri i jashtëm kroat ka bërë thirrje dhe një rekomandim të drejtëpërdrejtë për qytetarët e saj duke deklaruar: shmangni udhëtimet në Veneto dhe Lombardi.

Në anën tjetër të Alpeve, fqinjët tanë kanë bërë edhe më shumë. Ata shpejt hoqën dyshimin që i kishte kapluar për studentët kinezë në vend. Në Francë, në të vërtetë, fëmijët që kthehen nga pushimet e tyre të dimrit në veri të Italisë, vendosen menjëherë në karantinë, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Kina, Hong Kong, Macao, Singapori, Koreja e Jugut.

Është sikur një boksier ka përdorur fytyrën tonë në shumë stërvitje. Tronditja  na pushtoi brenda pak orësh.

Autoritetet boshnjake që tani rekomandojnë me forcë nga Sarajeva që të mos shkojnë në Itali. Dhe jo vetëm kaq. Në Bosnje, masat e kontrollit janë përgatitur gjithashtu në të gjitha hyrjet në vend, për të parandaluar hyrjen e italianëve, dhe gjithashtu për të kontrolluar se kush po kthehet nga Italia. Të njëjtat masa të marra për Kinën, Iranin, Korenë e Jugut.

Tani për tani austriakët po na kursejnë. Kishte një frikë të dielën në mbrëmje për një tren që qarkullonte nga Venecia në Monako.

Autoritetet austriake e kishin bllokuar në kufirin Brenner, pas një dyshimi për persona të infektuar. Dy personat u zbritën në Verona dhe shkuan në spital për kontrolle.

Ministri Austriak i Ekonomisë Margarete Shramboeck ka deklaruar hapur që Austria nuk do të mbyllë kufijtë e saj me Italinë, por menjëherë pas kësaj ka shtuar qartë: «për momentin ».

Për momentin, Irlanda ka vendosur gjithashtu:

“Mos shkoni në zonat e prekura nga koronavirusi në veri të Italisë”, shkroi Ministri i Jashtëm në një këshillë për udhëtarët në këto orë. Pesë rajone me rrezik janë renditur: Lombardia, Veneto, Piemonte, Emilia-Romagna dhe gjithashtu Lazio.

Dhe tani qeveria e Dublinit po shqyrton gjithashtu se çfarë të bëjë për ndeshjen rugby Irlandë-Itali të planifikuar për 7 Mars.

Në Izrael kanë vendosur tashmë, dhe Ministri i Shëndetësisë Yacov Litzman ka përdorur Radio ushtarake për komunikimet e tij, duke këshilluar fuqimisht të mos vijë në Itali dhe shton:

“Ne nuk kemi frikë të imponojmë izolimin e autoritetit për ata që vijnë nga “Italy.”

Në Tel Aviv, rajonet në rrezik të koronavirusit janë zgjeruar në shtatë: Lombardia, Veneto, Emilia-Romagna, Piedmont, Friuli Venezia Giulia, Trentino Alto Adige dhe Liguria.

Ne mund ti lejojmë vetes një lehtësim duke parë jashtë shtetit:

Shtetet e Bashkuara, të paktën, kanë bërë diferencime dhe në klubin e murtajave kemi rezervuar një vend të privilegjuar:

Duke u renditur të katërtit, Italia është vlerësuar si destinacion rreziku në udhëtimet për amerikanët. Por të ngushëllojmë veten me Shtetet e Bashkuara nuk ka shumë vlerë.

Mjafton të kalojmë në oqeanin Indian, për të na dekurajuar:

Dyzet italianë u bllokuan nga autoritetet e Mauritius. Të gjithë Lombardë dhe Venedikas. Ata nuk u lejuan në asnjë moment të zbrisnin nga avioni”.