Ish-presidenti: Rama show me OFL, figurat e krimit janë përfitues të të ardhurave publike!

Ish-presidenti Bujar Nishani, gjatë intervistës së tij për Syri TV, e quajti të ashtuquajturin “Operacioni Forca e Ligjit”, propagandë fasadë dhe boshe e qeverisë.

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike.

“Thelbi i dëmit është se krimi nuk është prekur por është forcuar. Dëmi që ka marrë imazhi i vendit është shumë i rëndë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër është përgjegjës për rivalitazimin e krimit. Duke qenë partner për ardhjen në pushtet ka qenë edhe përfitues prej tij.

Figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike. Në porte, energji, minerare etj. Droga që është i vetmi mekanizëm që prodhon para por nuk prodhon ekonomi qarkullues, në të vërtetë rrezikon ekonominë e shëndoshë. Kemi një skenë ku politika është e angazhuar me krimin, ka përfituar pushtet dhe krimi është intensifikuar.

Më e rrezikshmja, në afatgjatë, për të luftuar realisht themelin e kriminalitetit, ekonominë kriminale. Ky do të jetë dështim i radhës dhe do ta thellojë akoma më shumë greminën e ekonomisë dhe sigurisë së shqiptarëve”, u shpreh Nishani.