Humbja ndaj Lionit, Ronaldo: Kemi 90 minuta në dispozicion për të luftuar në Torino

Cristiano Ronaldo është shprehur se humbja kundër Lyon-it në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve të Ligës së kampioneve, nuk ishte rezultati i dëshiruar nga  skuadra por që në sfidën e kthimit do të bëhet gjithçka për përmbysjen e rezultatit.

Si rrallëherë në muajt e fundit, Ronaldo, nuk arriti të lërë shenjën e tij në këtë sfidë, por deklaron që në Torino ka edhe 90 minuta për tu luajtur.

“Nuk ishte rezultati që donim por ndeshjet në Ligën e Kampioneve janë gjithmonë të vështira. Kemi 90 minuta në dispozicion për të luftuar në Torino dhe kemi besimin se do të avancojmë më tej”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.

Për të riparuar dëmet, Juventus do të duhet të presë deri më 17 mars atëherë kur do të luhet dhe ndeshja e kthimit. Por përpara kësaj sfide, bardhezinjtë duhet të fokusohen për ndeshjen vendimtare për titullin kampion në Seria A, teksa të dielën përballen ndaj Interit.