Helmohen 7 nxënës në Fier, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një reaksion kimik në laboratorin e kimisë së Shkollës se Mesme të përgjithshme ‘Janaq Kilica’ në Fier ka shkaktuar panik tek nxenesit dhe në mbarë shkollën.

Mësohet se nxënësit kanë qenë në oren e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.

Mësohet se 7 nxënës kanë dale nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje, që ka krijuar më së shumti panik te nxënësit.