Gazi helmues nga Kosova, Paloka: E kanë bërë qëllimisht për…

“Rama dhe Lleshi i tij, mund ti gjenin kudo bombat, por qëllimisht i morën në Kosovë nga bashkëpunëtorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve në dy krahët e kufirit”. Kështu e komenton nënkryetari i PD-së Edi Paloka, lajmin se Policia shqiptare i kishte marrë nga Kosova 500 granata me gaz lotsjellës të përdorura gjatë protestave të opozitës vitin që shkoi.
Përmes një ragimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se, fakti që gazi është marrë në Kosovë e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

Reagimi i plotë i Palokës

Lleshi paska konfirmuar sot publikisht se ka marre bomba me gaz nga Kosova per te sulmuar opoziten shqiptare.

Qe me ate gaz jane helmuar mijera shqiptare, (perfshi dhe gra shtatzena e femije qe as nuk kane qene pjese e protestave )si pasoje e perdorimit kriminal e te jashteligjshem nga ushtaret e Rames, neser do te pergjigjen nga i pari tek i fundit. Por fakti i fundit, qe gazi eshte marre ne Kosove, e ben shume me te rende pergjegjesine e tyre. Ky nuk eshte nje veprim prej naivesh, por i menduar mire nga ai qe puthet me zedhenesin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave te Kosoves.

Rama dhe Lleshi i tij, mund ti gjenin kudo bombat, por qellimisht i moren ne Kosove nga bashkepuntoret e tyre, per te nxitur armiqesine midis shqiptareve ne dy krahet e kufirit.
Sigurisht qe nuk do t’ja arrijne dhe neser do te pergjigjen dhe per tradhetine e tyre.