Gazetarja-Ramës: Shtati pyll dhe mendja fyell

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku fillimisht foli gjatë për makinat që përdor dhe më pas u fut në temën e vetme për të cilën dëshiron të flasë, operacionin propagandistik që e ka quajtur “Kap ça të kapësh”.

Rama ka vijuar të tregojë arrogancën ndaj gazetarëve, duke i thënë Klodiana Lalës se duhet të pushojë së foluri kur flet ai.

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Edi Rama: Ky ishte shpjegimi, e dhashë, të pëlqen mirë, stë pëlqen..

Klodiana Lala: Pse lëviz me makinën e vëllait?

Edi Rama: E dini që kryeministri i vendit tënd e di ti që është i vetmi, bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk po bëni ndonjë hata zoti kryeministër, jemi vende të varfra…

Edi Rama: Kur ju më pyesni, duhet të prisni që të jap unë përgjigjen… Do jap përgjigjen që dua unë, jo atë që doni juve… Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Klodiana Lala: Kemi ardhur për të bërë pyetje zoti kryeministër…

Edi Rama: Unë dua të të shpjegoj ti më thua mua. Kur më bën pyetje më dëgjo. Unë do fillojë nga qielli dhe do dal tek nëntoka. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, nëse rri në ekonomik unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe çarter. Atë makinë e ka certifikuar Garda si të sigurt dhe unë e përdor.