Falenderime në shumë gjuhë të ndryshme, Rama në Bruksel: Na duhen para!

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve në Bruksel me falënderime në disa gjuhë të botës.
Në emër të popullit shqiptar, ai i kërkoi vendeve anëtare të BE, por jo vetëm që ta ndihmojnë Shqipërinë në procesin e rindërtimit.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen vyer që keni dhënë deri më tash dhe ju lutëm. Flas këtu edhe ne emër dhe nga zemra e shqiptarëve. Ju lutem na mbështesni. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së KE në këtë mbledhje të posaçme për të kuptuar sa të errëta kanë qenë këto momente për vendin time.

Kështu që ju lutem na ndihmoni ndërkohë që përpiqemi të mëkëmbeni nga dëme që shkojnë përtej mundësive tona njerëzore dhe të rindërtojmë nga goditja e pamëshirshme që na goditi në orët e hershme të 26 nëntorit. Faleminderit Ursula, ty personalisht dhe ekipit tënd.

Faleminderit Charles Michel që na treguat qysh prej atij momenti të parë tronditje deri në këtë moment të ngrohtë dhe ngushëllues të kësaj mbledhje kaq të madhe frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë”, tha ai.

Shqipëria tha Rama u përball me dy tërmete, njëri fizik dhe tjetri politik.
“Drejt 2019 dhe në vigjilje të 2020 dy plagë të mëdha na u hapën. Njëra fizike dhe tjetra politike, të dyja u bënë bashkë për ti lënë miliona shqiptarë në vend e në mbarë botë të tronditur tërësisht.

Në fakt plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu, tërmeti i 26 nëntorit. Por edhe pas dridhjeve të para ne sërish po përpiqemi të përballojmë pasojat e “tërmetit” të 18 tetorit një ditë kaq e errët në kalendarin tonë, ku KiE nuk vendosi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Me besoni, këto tronditje janë të gdhendura në mendjet dhe shpirtrat tonë.

Nuk jemi i vetëm në botë që përballemi me një katastrofë natyrore. Edhe tërmeti që kaluam nuk ishte më vdekje prurësi i 2019, por jemi të vegjël, relativisht të varfër. Vendet e pasura mund ti përballin vetë katastrofat e tyre”, shtoi Rama.