Edhe falsifikatore, edhe krenare…

122

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta depozitoi sot në SPAK, kallëzimin ndaj saj.

Me një shënim në Twitter, Gjonaj shkruan se është e gatshme të përballet me SPAK, por edhe me vetë Presidentin Meta.

Ndërsa e quan situatën e krijuar absurde, Gjonaj thotë Presidenti ka bërë hapin e duhur, “njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi”.

Por nuk ka munguar sërish përgjigja nga institucioni i kreut të shtetit.

Këshilltari për marrëdhëniet me median në presidencë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, nuk kursen ironinë ndaj ministres Gjonaj.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Ditën e sotme, presidenti i Republikës Ilir Meta kallëzoi penalisht në SPAK ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të këtij dikasteri.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale….