E tmerrshme/ U vetëvar, mbahej në burg prej një viti për vjedhjen e 1200 lekëve

Bilbil Hasani, i cili u vetëvar mëngjesin e sotëm në banjon e burgut “313” me çarçaf është kapur nga policia dhe gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa priste dënimin, prej pothuajse një viti.

Burime të sigurta konfirmojnë për Fax news se Hasani është arrestuar për vjedhjen e vetëm 1200 lekëve të reja dhe në këtë mënyrë çështja ka kaluar në gjykatë dhe pritej zhvillimi i seancës paraprake.

Hasani, në nivele të larta stresi e depresioni i dha fund jetës, duke lënë pas familjen, vetëm për 1200 lekë te reja, çka tregon edhe njëherë tjetër mbi problemet që ka sot sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

Kjo tregon dhe njëherë tjetër dështimin e strukturave shtetërore, ku jo pak herë thuhet se në burgje kanë mbetur vetëm hallexhinjtë, ndërsa janë lënë të lirë të dënuar VIP.