Dvorani dërgohet në SPAK, Meta: Grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj kreut të KED Ardian Dvorani. Në një status në facebook, Presidenti deklaron:

“Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”