Dorëzohet Guardiola: Nuk jam më trajneri më i mirë në botë!

Pep Guardiola ka thënë se edhe pse dikur mund të jetë vlerësuar si trajneri më i mirë në botë, ai më nuk e mban këtë titull.

Katalonasi ka gëzuar sukses gjatë karrierës së tij si trajner duke fituar trofe të shumtë në krye të klubeve si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Në përgjithësi, ai i ka fituar tetë tituj lige në Spanjë, Gjermani dhe Angli, si dhe ka triumfuar dy herë në Ligën e Kampionëve si trajner i Barçës.

Kur iu tha se është trajneri më i mirë në botë, Guardiola u përgjigj: “Kam qenë”, para se të tërhiqej për të thënë se kurrë nuk e kishte menduar veten si më të mirin në botë.

“Çfarë është trajneri më i mirë në botë? Unë kurrë nuk jam ndier më i mirë, kurrë në jetë”, shtoi ai.

“Kur i fitova gjashtë tituj në Barcelonë dhe tripletën, nuk u ndjeva më i miri në botë. Fitova sepse kisha lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Ma jep një ekip që nuk është si Manchester city dhe nuk do të fitoj asgjë”, theksoi ai.