Dokumentet që dëshmojnë se Barcelona pagoi kompani për të kritikuar disa lojtarë

Televizioni spanjoll Cadena SER i ka publikuar disa dokumente të cilat dëshmojë se kompani I3Ventures ishte prapa disa llogarive në rrjete sociale, përkundër që Barcelona e mohoi këtë gjë të hënën.

Cadena SER raporton se kompania me të cilën Barcelona kishte marrëveshje, I3Ventures, e kishte për detyrë t’i promovonte disa drejtorë të caktuar të klubit, ndërsa t’ua prishë reputacionin disa individë që kishin marrëdhënie të caktuara me anëtarë të tjerë të bordit drejtues.

Marrëveshja mes Barcelonës dhe E3Ventures ishte nënshkruar para tre vjetëve për një shumë të ulët parash, pasi që një pagesë më të madhe do të duhej të ishte marrë edhe aprovimi i aksionarëve në klub.

Kompania raportohet se duhej të krijonte llogari të rreme nëpër rrjete sociale dhe pastaj të publikonte mesazhe për ta lavdëruar punën e drejtuesve të klubit, ndërsa t’i kritikonte veprimet e disa personave të afërt me klubin, si Lionel Messi, Gerard Pique, Pep Guardiola, Cavi e Victor Font.

Drejtuesit e Barcelonës e kanë pranuar se kanë pasur marrëveshje me kompaninë në fjalë, mirëpo e kanë mohuar se kompania ka ndonjë lidhje me llogaritë në rrjete sociale për të cilat raportohej.

Megjithatë, Cadena SER e ka publikuar një dokument që dëshmon se I3Ventures ishin prapa llogarive jozyrtare që shpërndanin informacione në tentim për të krijuar një imazh më negativ të disa ish-lojtarëve dhe lojtarëve aktuale, ish-trajnerëve dhe ish-presidentëve.

Në të njëjtën kohë, dokumentet e Cadena SER dëshmojë se të njëjtat llogari u përdorën për të shpërndarë informacione për ta promovuar punën e bërë nga presidenti Josep Maria Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë të Barcelonës.

Gjashtë llogaritë në Facebook që menaxhoheshin nga I3Ventures janë: Més que un club (66,000 ndjekës), Respeto y Deporte (56,000), Alter Sports (27,000), Sport Leaks (21,000), Justicia y Diálogo en el Deporte (8,500) dhe Jaume, un film de terror (5,000).

Dokumenti 36-faqësh i publikuar nga Cadena Ser është i krijuar nga vetë kompania I3Ventures, e cila dërgonte raporte të tilla te drejtuesit e Barcelonës në mënyrë periodike. Në këtë dokument përfshihen informata që do t’i dinin vetëm administratorët e atyre llogarive.