Deklarata e fortë e zyrtares së lartë në PE: Na duhet reforma kundër drogës

120

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë me reformat, të cilat sipas, janë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Zyrtarja e lartë e PE siguroi shqiptarët se do të ndjekë ritmin e reformave në Shqipëri, ndërsa tha se populli mund të ketë gjithnjë besim te BE.

“Është nder që raportuese për Shqipërinë në BE dhe dua ta përmbush me përgjegjësi të mëdha. Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit.

Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj.

Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore. Vendimi i fundit për shtyrë votimin është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë.

Shpresoj që të merren parasysh të gjitha rekomandimet nga Komisioni i Venecias dhe, patjetër, dëshira e shqiptarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Shqiptarët mund të kenë gjithnjë besim te BE”, tha raportuesja e Shqipërisë në PE.

Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentit Europian, Isabel Santos nënvizoi “dialogun dhe të qenit të bashkuar” si mjaft të rëndësishme për procesin e integrimit.

E pyetur nga gazetarët për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, sipas saj është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë dhe jo ajo. ”Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit.

E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin jo unë”.

Prej një viti opozita ka dalë nga Paralmenti, ndërsa Presidenti ka akuzuar mazhorancën për “grusht shteti. Sa do të ndikojë kriza për negociatat?

“Gjatë kësaj vizite do të përpiqem të mos komentoj çështjet e brendshme të politikës. Ky nuk është momenti për të qenë të ndarë. Kjo është thirrja ime për aktorët politikë. Kjo është përgjegjësi e të gjihëve. Askush nuk mund të thotë se është përgjegjësi e BE. Apeli im është të jeni të bashkuar për të arritur këtë objektiv.

Të gjitha forcat politike duhet të bëjnë dialog sepse është shumë e rëndësishme që të ecet para. 97% e qytetarëve të Shqipërisë duan të jenë pjesë e BE. Poliikanët duhet të kuptojnë se cilat janë interesat e qytetarëve. Dialog dhe të qenit të bashkuar, ky është apeli im.