Deklarata e fortë e Kryemadhit ndaj Gjonajt: “Halabake që falsifikon protokollin dhe vjedh prona”…

250

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbajtur një fjalim të ashpër sot me strukturat e partisë në Shkodër ku e ka emërtuar kryeministrin një “kriminel” që guxon të kërkojë punëtorë të huaj në kushtet kur shqiptarët kanë emigruar për punë dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, sa “bukuroshe” aq edhe një “halabake rrugësh” që vjedh edhe pronat e shqiptarëve, nisur kjo nga akti i falsifikimit të protokollit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në përplasjen me kreun e shtetit.

“Ndihemi çdo ditë e më shumë jo pa shpresë, por shqiptarët ndihen pa mburojë, pa shtetin e tyre dhe jut ë gjithë e di ç’ka ndodhur ditët e fundit. Në fakt dëgjon në debatet televizive dhe me miqtë e huaj që flasin për Kushtetutën…

Sot ndiej dhembshuri, keqardhje dhe ndoshta edhe mëshirë, sepse Kryeministri ynë, që ka treguar veç analfabetizmit politik, edhe atë njërëzor, sepse ai nuk ka asnjë fije njerëzillëku në shpirt. Dëgjoja se si sot nga shtëpitë e njerëzve të rrënuar në Durrës se “ne do të thërrasim punëtorë nga jashtë” sepse shqiptarët i mendon të gjithë jurist që rrinë në kafene!

Por duhet të shikosh se si juristët e Ramës janë dhe ata që paguajnë një natë në hotel 700 euro, sa ndihma ekonomike e 20 familjeve shqiptare në Tiranë. Rroga 200-mijë lekëshe është luks në Shqipëri; po bëhet luks dhe pensioni social 70 mijë lekë të vjetra dhe ky analfabet thotë se do të sjell punëtorë nga kontinente të tjera se këtu nuk paska!

Mjafton t’u drejtohet firmave të ndërtimit dhe të shohë se nuk kanë dhe sesi dhjetra djem nga Gramshi punojnë sot në Mongoli. Gra shqiptare punojnë sot në Mongoli, Qipro, Maqedoni për dhjetë euro se nuk ka punë dhe ky kriminel thotë do të sjellë punëtorë nga vende të tjera!

Po juristët e tij janë kthyer në shtojzovalle të kapjes dhe rrëmbimit të Kushtetutës shqiptare dhe sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga Mministrja jonë bukuroshe, që ka dhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës, sepse ka falsifikuar protokollin e Ministrisë së Drejtësisë.

Se ne merremi me Arta Vorpsin….Kur ajo ka ngelur në provim për të qënë gjykatëse e thjeshtë!

Por ama, një ministreshë që e ndërton fatin e saj mbi fatin dhe jetën e fëmijëve shqiptarëve, siç ka vjedhur protokollin, ka vjedhur edhe pronat e qytetarëve shqiptarëve. Sa shqiptarë orvaten zyrave të pronave për një copë letër. Siç ka marrë guximin një halabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit, kjo dhe bandat e saj – mos harroni se kanë vjedhur edhe pronat e shqiptarëve!”, u shpreh Kryemadhi.