Dako në krye të vendit, edhe pse non grata në SHBA, Bardhi: PS me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar

Rama e vendos ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako në krye të Kongresit të PS, edhe pse është i shpallur non grata në SHBA, është nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, si dhe i akuzuar për masakrën e ndërtimeve në qytetin më të goditur nga tërmetit i vitit të shkuar.

Për këtë ngjarje skandaloze ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan në një postim në Facebook se, pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!

Postimi i plotë i Bardhit

Vangjush Dako në krye të vendit, non grata në SHBA, nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!

2 63