Çdo e ‘nesërme’ mund të jetë dita e përmbysjes së madhe!

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka kujtuar përmes një postimi në rrjet 20 shkurtin 1991, ditë kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Shehu shkruan se tashmë çdo e “nesërme” mund të jetë Dita e përmbysjes së Madhe!
“Si sot 29 vite më parë, në atë Kinoklub të mbledhur, vështirë se mund t’a mendonim, që e nesërmja do të ishte “Dita e Madhe”.

Aty duke qëndruar të vendosur e të bashkuar, studentë e pedagogë sollën të nesërmen, 20 Shkurtin, ditën e përmbysjes së asaj që simbolizonte shtypjen, izolimin, krimin, varfërinë, diskriminimin, depersonalizimin ndaj secilit që deshte të jetonte si njeri”, shprehet Shehu.

Postimi i Tritan Shehut

Tashmë çdo e “nesërme” mund të jetë Dita e përmbysjes së Madhe!

Si sot 29 vite më parë, në atë Kinoklub të mbledhur, vështirë se mund t’a mendonim, që e nesërmja do të ishte “Dita e Madhe”.

Aty duke qëndruar të vendosur e të bashkuar, studentë e pedagogë sollën të nesërmen, 20 Shkurtin, ditën e përmbysjes së asaj që simbolizonte shtypjen, izolimin, krimin, varfërinë, diskriminimin, depersonalizimin ndaj secilit që deshte të jetonte si njeri.

Dhe tashmë përsëri përmbysjet e ndryshimet mund të vijnë në çdo të “nesërme” mjafton të aspirohen, besohen ato, të luftohet për ato, në vend që të konformohesh me të “keqen”, ose kur maksimumi i asaj që kërkon të bësh është të përpiqesh të marrësh rrugët nga sytë kembët, duke kërkuar shpëtimin e aspiratën diku larg vendit tënd.

Në fakt kjo do të ishte vdekja morale e një populli, një fatkeqësi që ai Kinoklub e përbuzi duke bërë që mbas disa orësh si tashti 29 vjet, të lindte e Nesërmja.

Historia mund të përsëritet, duhet patur besim e vendosmëri!