Berisha: Tradhëtarët e Kombit në ekstazë pas aktit të ri të tradhëtisë kombëtare!

Ish-Kryeministri Berisha dka postuar foton e trios Rama-Haxhiu-Lavrov gjatë vizitës së Ramës në Moskë

“Tradhtarët e Kombit në ekstazë pas aktit të ri të tradhtisë kombëtare”!!, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Kryeministri Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, takoi sot në Moskë ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Dhe si në çdo udhëtim të tij, gjithmonë shfaqet silueta e Baton Haxhiut, gazetarit që bashkë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Rama, njihen si bashkëautorët e projektit për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, një plan i Vuçiçit dhe Rusisë i demaskuar tashmë nga faktori politik.

1 16