Berisha publikon dokumentat: Rama-Veliaj i heqin qytetarëve një shkollë të mesme dhe ia falin Bolinos

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i falin Carlo Bollinos ambjentet e një shkolle të mesme për televizionin e tij.

Denoncimi është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, sipas tqë cilit, mazhoranca I ka bërë një ‘dhuratë’ pronarit të Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Teksa publikon edhe dokumentet, Berisha deklaron se: “Rama-Veliaj i heqin qytetarëve një shkollë të mesme për t’ia falur Bollinos”.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

“Lumturohet Karlo Malavita!
Miq, Edvin Mafia dhe Lal Plehu me nje vendim te posaçem lumturojne Karlo Malaviten me plot 4021 m2 truall perfshi 1624 m2 ndertese per luks zyrash per televizionin e tij qe njihet edhe si ERTV-2, prone publike territor i parashikuar per ndertimin e shkolles se mesme per nje zone prej 50 mije banoresh qe nuk ka nje te tille.

Ky shperbilm ju dha Karlo Malavites per sherbimet e shquara te tij ndaj Edvin Kristaq Mafise.
Lexoni shkrimin dhe shikoni dokumentat e meposhtme!

Rama-Veliaj i heqin qytetareve nje shkolle te mesme per t’ia falur Bollinos.

1. Nje zone e madhe e Tiranes qe kufizohet me Sheshi Ataturk, Pallatin me Shigjeta, Unazen e Madhe, Sheshin Shqiponja, ish Fushen e Aviacionit dhe deri me Sheshin Rilindja (Zogu Zi) nuk ka nje shkolle te mesme.

2. Banojne mbi 50,000 banore, sa nje qytet i Shqiperise por nuk ka shkolle te mesme.

3. Plani Rregullues i Tiranes miratuar ne 2013 kishte caktuar ish ndermarrjen e orave si shkolle te re te mesme (shihni bashkengjitur harten nga Plani Rregullues i 2013 si edhe Rregulloren e Planit te 2013 qe shprehen qarte per rikonstruksionin e nderteses ekzistuese te ish repartit te orave per shkolle te mesme).

4. Veliaj ne 2017 me preteksin e nje plani te ri rregullues se ka ndryshuar vija administrative e Tiranes HOQI shkollen e mesme mesa duket per interes te Bollinos me te cilin shkon per qoka ne Italine e Jugut;

5. Rama i jep Bollinos plot 4021 m2 truall perfshi 1624 m2 ndertese per luks zyrash per televizionin e tij qe njihet edhe si ERTV-2.

6. Objektin e ka ndertuar shteti me taksat tona, por toka ka pronar disa familje Tiranase te cilat me fisnikeri nuk kerkuan token kur moren vesh qe do ishte per shkolle. Po tani pse mos kene te drejten e tokes pronaret por miku i Rames?

7. Rama perlan (i) gjithe taksat tona, (ii) token e pronareve te Tiranes dhe (iii) shkollen e femijeve te 50,000 banoreve per t’ia fal atij qe i sherben me sherbim lepirje.

Banoret e Tiranes, pavaresisht bindjeve te tyre politike duhet t’a perbuzin kete vjedhje. Ndersa PD do duhet te marre masa per t’ia rikthyer qytetareve kete shkolle.

Bashkengjitur keni gjithe fotot, harten, ish planin e Tiranes te 2013 dhe VKM e Rames per t’a perlare. Ftoj edhe Ramen edhe Bollinon te nisin nje gjyq tjeter per shpifje”.

1 12

2 8

3 5

4 4

5 4

6 4