Basha me studentët: Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë

56

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një takim që pati ditën e sotme me studentë, në kuadër të turit ‘Po të dëgjoj’, premtoi se, do të punojë pareshtur të rinjtë të mos largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.

“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.

Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.

Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë”, shkruan Basha.
#PotëDëgjoj