Basha me delegacionin e KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Lulzim Bashshkruan në një postim në Facebook se, rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve

“Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë”, shprehet mët tej lideri i opozitës Basha.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë.

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”.

1 11

3 4

4 3

5 3

6 3