Basha mbështet grevën e punonjësve të Naftës dhe Poçemit: Loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale

Kryetari i PD, Lulzim Basha mbështet grevën e urisë së punonjësve të rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem. Basha shkruan në reagimin e tij se, kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.

Reagimi i plotë

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.