Basha: Kurrë nuk është vonë të sigurojmë liri dhe dinjitet për Shqipërinë!

Në sheshin para Teatrit Kombëtar u zhvillua shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se, qytetarët e Tiranës, shqiptarët i tregojnë një bote të tërë se janë një popull që dinë të mbrojnë artin dinë ti bëjnë fre babëzisë atëherë kur duket se nuk ka kufij. “19 shkurti i vitit ’91, ishte i mbushur me pasiguri. Kurrë nuk është vonë të pendohemi për mëkatet tona personale. Kurrë nuk është vonë të sigurojmë liri dhe dinjitet për Shqipërinë, për fëmijët tanë”, u shpreh Basha

Ndërsa anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, foli për ëndrrën e studentëve 29 vite më parë dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas tij, nëse jemi të bashkuar për kauza të demokracisë dhe lirisë, jemi gjithmonë fitimtarë.

“Hoqëm Ramiz Alinë, por pas 29 vitesh kemi djalin e Kristaqit që është i lidhur edhe me drogën, edhe me krimin. Jemi i vetmi vend në planet pa gjykata. Ne duhet të përballemi me të keqen, jo të ikim. Kur qytetarët bashkohen me kauza të demokracisë dhe lirisë, nuk ka regjim që ti bëjë ballë. Në dhjetor u përballëm me diktaturën dhe fituam pluralizmin, në shkurt 91 u përballëm dhe rrëzuam simbolin e sistemit, në nëntor 2013 u bëmë bashkë për mbetjet kimike dhe fituam. Sa kohë ishim të bashkuar, e mbrojtëm Unazën. Sa kohë të jemi të bashkuar me artistët do e mbrojmë edhe Teatrin Kombëtar”, u shpreh ndër të tjera Malltezi.

basha1

Live nga Teatri Kombëtar

Live nga Teatri Kombëtar29 vjet nga shembja e bustit të diktatorit, në konkursin për monumentin e kujtesës së heronjve të demokracisë, atëhere dhe sot

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 20. Februar 2020