Basha: Donacionet ndërkombëtare për dëmet e pas tërmetit të përdoren me përgjegjshmëri e transparencë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon të gjitha shtetet që gjatë Konferencës së sotme të Donatorëve shprehën solidaritetin me Shqipërinë.

SBasha shkruan në reagimin e tij se, shuma e mbledhur për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura, por thekson se, duhet nisur puna menjëherë dhe fondet të përdoren me përgjegjëshmëri dhe transparencë.

Reagimi i kryetarit Basha

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.