Basha: Ditën e parë, qeveria jonë do të heqë taksën për “Rrugën e Kombit”

Basha në takim me banorë të Kukësit ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë.

Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë.

Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

#PotëDëgjoj

Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!#PotëDëgjoj

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 19. Februar 2020