Bardhi: SPAK të hetojë manipulimin kriminal të fakteve nga Dvorani

Partia Demokratike i kërkoi sot SPAK-ut të hetojë menjëherë, denoncimin e fortë të Presidentit të Republikës me faktet sesi kryeministri Edi Rama po tenton të kapë politikisht Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet Ardian Dvoranit, kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaroi se:
Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror.
SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën.

Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

1 49

2 38

3 22

4 14