Banalizohet OFL, kryepolici Veliu: Kemi arrestuar 115 persona se luanin loto dhe domino

Policia ka bërë të ditur se sot ka arrestuar 115 persona në disa qarqe të Shqipërisë. Në një konferencë të bujshme të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Ardi Veliu, u bë e ditur se hetimet kishin nisur që në korrik të vitit 2019 për personat që dyshohej se organizonin lojëra fati.

Hetimet janë bërë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Sipas Veliut, 84 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi menaxhonin pika lotosh.

Gjatë operacionit të policisë janë ndaluar edhe persona të cilët janë gjetur duke luajtur domino.

Duket se operacioni Forca e Ligjit e trumbetuar me shumë bujë nga Rama ka perfunduar në arrestime te rendomta.