Ballshi në revoltë! Naftëtarët dhe qytetarët tentuan të mësynin në Uzinë, bllokohen nga…

117

Naftëtarët dhe grevistët e Ballshit kanë tentuar sot që të futën në mjediset e Uzinës, por nuk janë lejuar nga disa prej negociatorëve të grevës.

Tashmë ata kanë vendosur që të presin deri nesër, dhe në rast se nuk iu kalojnë pagat, do të futen në mjediset e uzinës së bashku me familjarët e tyre.

Ndërkohë duke marrë parasysh se kanë mjaft ditë që kanë refuzuar ushqimin dhe lëngjet, grevistët kanë shfaqur vazhdimisht kushte të rëndëuara shëndetësore.

Një prej grevistëve, Pirro Hoxhara është detyruar sot që të lëjë grevën dhe të dërgohet në spitalin e Ballshit për shkak të problemeve me tensionin.