Analizat e laboratorit të Lleshit nxjerrin të “pastër” kryebashkiakun e Ramës

97

Lefter Alla nuk ka pasur gjurmë të përdorimit të lëndëve narkotike, në momentin kur i është nënshtruar analizave, në laboratorin e policisë Shkencore, pjesë e Ministrisë së Brendshme,

Është kjo përgjigja që ka dalë së fundi nga laboratori pranë Ministrisëë, që tregojnë se kryebashkiaku i Bulqizës ka qenë i pastër në momentin e kryerjes së analizës, megjithë pamjet filmike që dëshmonin qartë për të kundërtën.

Ashtu siç Faxweb.al e ka thënë që në momentin e parë të bërjes së analizave, ndaj Allës janë kryer vetëm analizat e urinës dhe gjakut, në të cilat gjurma e kokainës nuk qendron më shumë se 72 orë.

Dukshëm flasim për një afat kohor shumë muaj më pas nga realizimi i videos, që derimë tani nuk është provuar që të ketë qenë një montazh.

Për një analizë më të detajuar, do të duhej të ishin marrë fije floku të Allës, dhe testimi të ishte kryer jashtë vendit, në mënyrë që afati i hetuar të kishte qenë më i zgjatur në kohë.

Vetë Alla nuk e ka pohuar në asnjë rast se ai ka qenë personazhi që del në video, ndërsa akuzoi për montazh ish-deputetin Ervin Salianji.

Ndaj vetë Allës ka nisur dhe një hetim në SPAK, nga ku për mediat nuk ka pasur asnjë detaj të ri.