Alizoti: Simbolika e të keqes nuk duhet të vdiste në krevat

102

Nexhmije Hoxha vdiq ditën e djeshme në moshën 99 vjecare. Për vdekjen e saj në rrjetet sociale por edhe media pati reagime të ndryshme. Për të folur në lidhje me vdekjen e saj por edhe me figurën e Nexhmije Hoxhës i ftuar në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi ishte i ftuar Tomorr Alizoti.

Pjesë nga biseda në studio

Juli Xhokaxhi: Ka ndërruar jetë Nexhmije Hoxha, ka patur një shpërthim në rrjet, shumë që gëzonin për ikjen nga jeta dhe shumë të tjerë shprehnin ngushellime, ju si mendoni për këtë?

Tomorr Alizoti: Ju më prezantuat historikun e familjes time, unë e shikoj si një ditë të trishtë. Zonja ishte simbolika e bolshevizmit, stalinizmit ekstrem. Kjo është fatkeqësi e popullit shqiptar sepse ajo zonjë i bëri shqiptarët të gatuanin në ëc, i  bëri shqiptarët ta kalonin edhe detin me not, i deformoi, i depersonalizoi. Ajo nuk duhej lënë të vdiste në shtëpi, ajo duhej të vdiste në një qeli demokratike.

Një vend i vogël i izoluar për 50- vjet, ta përdhunosh, ta kolektivizosh, ti bëje familjet që të ndaheshin në një perde, dëmi më i madh që i ndodh një shoqërie është kolektivizimi. Individi shqiptar ka humbur pasi kolektivizimi i 50 viteve ka sjellë dëmet e veta.

Juli Xhokaxhi: Çfarë do ndodhte nëse Nexhmije Hoxha do e kalonte jetën në qeli?

Tomorr Alizoti: Unë kërkoj konceptin e demokracisë. Bota jep mesazhin duke i dhënë modelin brezave të rinj, që nëse tentojnë të ndërmarrin akte sic janë marrë në komunizëm do ju ndodhë e njëjta gjë, drejtësia është mesazh. Në rastin e Nexhmije Hoxhës shoqërisë nuk i është dhënë asnjë modeli. Drejtësia në politikë është mesazh. Për gjithë krimet e komunizmit kush mban përgjegjësi?

Në radhë të parë ka përgjegjësi populli shqiptar, nr. 2 ka përgjegjësi Partia Demokratike, e djathta shqiptare ka përgjegjësinë totale sepse ka qenë inekzistente në Shqipëri, ajo duhet ta ngrinte si kauzë. Në këtë vend u kthyen 3 milion skllevër. Këta vet duhet të kërkonin drejtësi për veten e tyre. Kemi marrë një kolpo psikologjike për demokracinë.

Pse nuk u pendua? Djalli nuk pendohet, është njësoj si ti kërkosh gjarprit pse më pickove? Ai atë mision ka. Duke e studiuar si figurë, në Shqipëri është një trishtim për popullin shqiptar që nuk e mori këtë mesazh demokratik.

Shqiptari në atë kohë u depersonalizua, Shqipëria është rast i trishtë. Ky popull ka mbyllur edhe sytë, nuk mund të linte të vdiste në krevat këtë mostër, simbol të së keqes. Nga kjo mostër kanë vdekur njerëz, janë kryer krime barbare, janë vrarë njerëz, janë persekutuar familje, fëmijë, kanë vrarë veten njerëz nga terrori i shtetit, imagjinoni sikur t’ju ndodhë juve. Simbolika e sigurimit të shtetit udhëhiqej nga Nexhmije Hoxha.

Kampet e përqendrimit në Shqipëri ishin terror i shtetit. Shqiptarit sot i është bërë një dëm shumë i madh, ai është deformuar. Unë e pranoj dhe e them haptaz këtë gjë në koncept sociologjik, Shqiptari nuk është i aftë për demokraci. Po u rrite për gjysmë shekulli në kolektivizëm, nuk mund të bësh një akt demokratik, akti demoktratik është individual. /abcnews.al